TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Nëntor 2023, 17:07

Takimi me Stoltenberg, Osmani thirrje NATO-s: Të merren masa ndaj Serbisë, ndryshe sulmi në Banjskë do përsëritet

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Stoltenberg, Osmani thirrje NATO-s: Të merren masa ndaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, deklaroi se Stoltenberg erdhi në Kosovë në një kohë shumë sfiduese për sigurinë e gjithë Ballkanit Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj ajo tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin e ndodhur në Banjskë, në mënyrë që të shmanget përsëritja e sulmeve të tilla.  Osmani theksoi gjithashtu se Policia e Kosovës është multietnike dhe është e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.

Siç jeni në dijeni më 24 shtator u vra një polic në Banjskë, të dhënat e hetimeve zyrtare konfirmojnë se Serbia qëndron prapa këtij sulmi, si në aspektin e organizimit, po ashtu edhe financimit. Në mënyrë që të mos lejohet përsëritja e një akti të tillë duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë për sulmin dhe agresionin terrorist të 24 shtatorit dhe po ashtu për sulmin e majit ndaj KFOR-it. Në vend se t’i ekstradojë terroristët, Serbia vazhdon t’i mbështesë ata në planifikim të sulmeve të reja ndaj Kosovës”, tha Osmani.

Ndër të tjera Osmani deklaroi se Kosova dhe NATO janë në të njëjtën anë, teksa shtoi se anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut është qëllimi kryesorë.

Anëtarësimi në NATO është qëllim i Kosovës. Përfshira në partneritetin për paqe e pastaj edhe anëtarësimi në NATO është garanci për rajonin. Stërzgjatja e këtij procesi prodhon pasoja”, u shpreh Osmani, teksa shtoi se NATO mund t’i dërgojë mesazhe të qarta Serbisë, duke kërkuar tërheqjen e forcave të grumbulluara në kufi me Kosovën.

osmani nato

Lini një Përgjigje