TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Mars 2024, 07:15

Takimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA me Radoiçiç, Vuçiç thyen heshtjen: S’e kam pyetur ku dhe pse?!

Shkruar nga Pamfleti
Takimi i ambasadorit të Serbisë në SHBA me
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ka bërë një koment për fotografinëku shihet ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriç dhe organizatori i dyshuar i sulmit në veri të Kosovës Milan Radoiçiç. Ai ka thënë se nuk e ka pyetur ende Gjuriçin se kur është bërë ajo fotografi.

“S’e kam pyetur atë se kur, ku dhe pse. Nuk e kam pyetur diçka, qoftë edhe nëse ai ka shkuar në tavolinë për ta takuar Radoiçiçin për t’u ulur për një minutë apo dy, apo aty ka shkuar bashkë të”, ka thënë Vuçiç, raporton Nova.

“Tani ata po e sulmojnë Markon. Jam duke i parë të gjithë sinjalizuesit dhe spiunët, se si po shkojnë për të raportuar te dikush diçka. Imagjinojeni ai e paska takuar ‘djallin’. Dhe, lavdëroni ata që shkojnë te varri i Adem Jasharit, i cili vrau ushtarë dhe policë të ligjshëm dhe legjitimë serbë. Dhe pastaj shkruani se si BIA paralizoi një kriminel. Gjithçka është kthyer përmbys në këtë vend”.

 

aleksandar vuçiç milan radoiÇiÇ gjuriÇ

Lini një Përgjigje