
Sami Lushtaku, një prej ish-komandantëve të UÇk-së, aktualisht nënkryetar i komunës së Skënderajt, është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga policia e Gjykatës Speciale.
Policia e Prokurorisë së Specializuar të Kosovës në Hagë ka ndaluar ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun.
Lushtaku është ndaluar nga Policia e Speciales dhe është dërguar në bazën e EULEX-it në Prishtinë.
Aksioni për ndalimin e Sami Lushtakun ishte aksion në vazhdim pas bastisjes së shtëpisë së Sylejman Selimit dhe konfiskimit të telefonit të Hajredin Kuçit.
Lajmin e ka konfirmuar djali i Lushtakut, deputeti Mërgim Lushtaku i cili tha se i ati është shoqëruar nga avokati në zyrat e ELUEX-it.
Pas intervistimit Lushtaku është lënë i lirë.
Mësohet se Sami Lushtakut i është konfiskuar telefoni.
Lini një Përgjigje