TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Mars 2024, 10:55

Interpol e kërkon për sulmin në Kosovë, Milan Radoiçiç shfaqet në takim 'kokë më kokë' me ambasadorin e Serbisë në SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Interpol e kërkon për sulmin në Kosovë, Milan
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç dhe ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, janë takuar në një restorant, siç shihet në foton që është shpërndarë nga mediat dhe përdoruesit e e rrjetit nga Kosova të shtunën në mbrëmje në Rrjeti social X".

Në foto Gjuriç dhe Radoiçiç shihen të ulur vetëm në një tavolinë në një restorant, ndërsa përdoruesit e rrjetit social “X” kanë deklaruar se fotoja është bërë në Serbi.

Mirëpo, nuk dihet se kur ka ndodhur takimi i ambasadorit serb në SHBA dhe Radoiçiçit, i cili është nën sanksionet amerikane për korrupsion.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë (Interpol) ka lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiç, i cili akuzohet se udhëhoqi grupin e armatosur serb që u përlesh me policinë kosovare më 24 shtator, duke shkaktuar tensione ekstreme në kufirin mes dy shteteve. Nënkryetar i Listës Serbe njihet ndryshe dhe si mik i Aleksandër Vuçiçit.

Ata që kanë shpërndarë këtë foto në rrjetët sociale pohojnë se ajo tregon se Marko Gjuriç do të jetë presidenti i qeverisë së re serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë pikërisht një muaj më parë në Nju Jork, nga ku ka dërguar mesazh se Gjurië po kthehet në Serbi dhe se beson se do të ketë “një nga postet më të rëndësishme në vend”.

Profesori në Universitetin e Grazit dhe njohës i Ballkanit, Florian Biber, ka shkruar në rrjetin “X” se Gjuriç shihet si kryeministër i ri, duke reaguar ndaj lajmit se Ana Brnabiçit iu dha një post i ri, pozita e kryetares së Kuvendit Popullor të Serbisë.

Një fletarrest i Interpolit është lëshuar për Radoiçiçin në Kosovë për organizimin e një sulmi të armatosur në qytetin e Banjskës në Kosovë në shtator të vitit 2023 ku u vra një polic i Kosovës, si dhe tre serbë nga grupi i Radoiçiçit.

Në Beograd, ai mori publikisht përgjegjësinë për atë ngjarje dhe kaloi një ditë në paraburgim me akuzën për armëmbajtje pa leje.

Që atëherë nuk dihet se ku ndodhet Radoiçiç, ndërsa së fundi në rrjetet sociale është shfaqur një video e fishekzjarrëve me rastin e ditëlindjes së tij, e cila është organizuar në Kopaonik.

marko gjuriç milan radoiçiç

Lini një Përgjigje