
Bie pëlqimi i qytetarëve të Kosovës për kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.
Në matjet e fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), pëlqyeshmëria për Presidenten Osmani ka rënë nga 60.3 sa ishte herën e fundit në 56.2 për qind.
Nga 51.5 për qind, pëlqyeshmëria për Kryeministrin Kurti ka rënë në 48.9 për qind, ndërsa për kabinetin e tij nga 45.8 në 41.8 për qind.
Më së shumti rënie nga liderët shtetërorë ka përjetuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Nga 58.3, pëlqyeshmëria për të ka rënë në 52.2 për qind. Edhe Kuvendi i udhëhequr nga Konjufca nuk është më mirë pasi tani shënon vetëm 38.7 për qind nga 46.4 që kishte më herët.
Institucionet e drejtësisë kanë shënuar rritje të vogël.
Lini një Përgjigje