TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shkurt 2024, 17:09

Vrasja e Liridona Ademaj/ Gjykata e Prishtinës zgjat paraburgimin për Naim Murselin dhe dy të tjerët

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Ademaj/ Gjykata e Prishtinës zgjat paraburgimin për

Gjykata e Prishtinës ka vendosur të lërë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë, Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, për mediat në Kosovë.

“Masa e paraburgimit të të pandehurve iu llogaritet prej datës 29.02.2024 deri më datë 28.04.2024″, tha ajo.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla akuzohen për veprat penale “Vrasje e rëndë në bashkëpunim”, “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Marrëveshja për të kryer veprën penale vrasje e rëndë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Sipas gjykatës, Naim Murseli fillimisht e kishte pajisur me armë Granit Plavën. Familja ka qenë duke udhëtuar me makinë, kur rreth orës 20:20 Plava i ka dalë para makinës, i maskuar, dhe ka qëlluar nga afërsia me një plumb në qafë viktimën.

Sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijët kanë dalë nga makina dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkaq, në deklaratën e tij në polici, Naim Murseli ishte shprehur se kishin pasur probleme në martesë.

Nga ana tjetër Plava ka dëshmuar se Murseli i bënte presion për t’ia vrarë gruan dhe se ky ishte detyruar sepse kishte probleme financiare dhe shëndetësore.

Ndërkaq, Kokalla ka deklaruar se ai nuk ka qenë në dijeni mbi vrasjen e Liridona Ademajt.

 

liridona ademaj naim murseli

Lini një Përgjigje