TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Prill 2023, 07:50

Skandal në Holandë, flamuri “Kosova është Serbi” shfaqet në stadium

Shkruar nga Pamfleti
Skandal në Holandë, flamuri “Kosova është Serbi”
Pankarta në stadium

Ndeshja mes Twentes dhe Sparta Rotterdamit në kampionatin holandez u karakterizua me gola të shumtë, por nuk munguan as skandalet.

Përveç gjashtë golave që u shënuan në stadiumin “De Grolsch Veste”, në tribunë u pa flamuri i cili e cilëson Kosovën si pjesë të Serbisë.

Pavarësisht faktit që Holanda e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, politika vazhdon të jetë prezente në sport.

Në flamurin e shfaqur në tribuna nga tifozët e Twentes, shihet harta e Kosovës dhe brenda saj flamuri i Serbisë, ndërsa shkruhej “Kosova është Serbi”.

Skandal në Holandë, flamuri “Kosova është Serbi”

holandë kosova

Lini një Përgjigje