Media serbe “Nova.rs” ka bërë një artikull tepër kritik për homazhet që u mbajtën dje për terroristët që sulmuan Kosovën dhe për mbështetjen që i jepet Milan Radoiçiç...
Ajo që ndodhi të dielën në afërsi të manastirit të Banjskës zbuloi shumë gjëra, por mbi të gjitha faktin se zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për shkak të dyshimeve për përfshirje në krim dhe në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, shihet si hero për serbët e Kosovës.
Në përleshjet e armatosura që nisën herët në mëngjesin e së dielës në Banjskë, tani për tani dimë se katër persona kanë humbur jetën. Një polic i Kosovës dhe tre serbë. Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, shihet edhe në videon që ka publikuar në rrjetet sociale ministri Sveçla.
Skandali me homazhet
Të martën në mbrëmje, qytetarët ndezën qirinj dhe bënë homazhe për të vdekurit në komunat me shumicë serbe. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Beograd, përballë tempullit të Shën Savës.
Se çfarë mendojnë serbët për Kosovën ilustrohet më së miri nga fjalët e avokatit dhe aktivistit Marko Jakshiç, ish-këshilltar i GI SDP-së të udhëhequr nga i vrari Oliver Ivanoviç.
“Shumë gjëra nga dje janë ende të paqarta për mua dhe mund të mos zbardhen kurrë. Por të gjithë ata djem që vdiqën dje janë vëllezërit dhe heronjtë e mi. Të gjitha ata!!! Ne kurrë nuk do ta kompensojmë humbjen e tyre dhe mund ta imagjinoj vetëm se si është për familjet. Ne ua kemi borxh që sakrifica e tyre të mos jetë e kotë! Lavdi e përjetshme ju trima”, ka shkruar Jakshiç në Twitter një ditë pas ngjarjeve të tmerrshme në Banjskë.
Ndoshta të njëjtin qëndrim kanë të gjithë ata që ndezën qirinj të martën në mbrëmje.
Por si u bë hero për serbët në Kosovë Milan Radoiçiç?
"Unë jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë". Kështu deklaronte në korrik të vitit të kaluar përmes një video Radoiçiç:
“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb sapo ka filluar. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni t'u them vetëm, dhe të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer, dhe ju e dini se çfarë do të thotë kjo, sepse nga këtu nuk ka kthim. Rroftë Serbia”, shprehej ai.

Ndoshta ka të bëjë me të deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç nga viti 2017 (para se ta bindte opinionin se nuk e njihte Radoiçiçin) dhe kur e cilësoi si një nga “gardianët e Serbisë në Kosovë e Metohi”.
“Faleminderit që e keni mbrojtur Serbinë në Kosovë dhe Metohi, sepse ata dhe fëmijët e tyre po e mbrojnë atë. Dhe Rakiçit, Jeftiçit dhe secilit prej tyre. Edhe Radoiçiç edhe Stojanoviç. E të Kostiçit dhe nuk e di kujt tjetër”, ka thënë atëherë Vuçiç.
Ka shumë gjasa që kjo të ketë të bëjë me faktin se serbët në Kosovë, duke u larguar nga policia, si dhe të gjitha institucionet e tjera të Kosovës, kanë mbetur krejtësisht të pambrojtur.
Nuk është e lehtë të shkruash se si jetojnë ata, sidomos jo nga Beogradi. Kur nuk e ke ndjerë në lëkurë atë që jetojnë çdo ditë serbët që jetojnë atje. Dhe kjo është kryesisht frika.
Mirëpo, tani kemi një krizë shumë më të madhe pas të shtënave në afërsi të manastirit të Banjskës, në të cilin, siç pohon ministri i Policisë së Kosovës, ka qenë i përfshirë edhe Milan Radoiçiç. Por kush është në të vërtetë Radoiçiç?
Në publikun serb më së shpeshti për të shkruhet si një biznesmen kontrovers. Megjithatë, ai së bashku me Zvonko Veselinoviçin janë sanksionuar nga SHBA-së që nga dhjetori i vitit 2021. Në sqarimin e Thesarit të SHBA-së, thuhej se Zvonko Veselinoviç “është lider i Grupit të Krimit të Organizuar dhe është një nga figurat e korruptuara më famëkeqe në Kosovë”. Siç thuhet, grupi i Veselinoviçit "është i përfshirë në një skemë të gjerë ryshfeti me zyrtarë të sigurisë së Kosovës dhe Serbisë që i mundëson grupit të tregtojë ilegalisht mallra, para, narkotikë dhe armë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë". Shtohet se Veselinoviçi dhe grupi i tij akuzohen për përfshirjen e tyre të dyshuar në vrasjen e liderit të partisë politike Oliver Ivanoviç në janar 2018.
Një vit më vonë, në dhjetor 2022, Radoiçiç u fut në listën e zezë në Britaninë e Madhe. Siç deklaruan ata, ai "përfitoi nga përvetësimi i kontratave qeveritare dhe përdori ndikimin e tij për t'i dhënë kontrata fitimprurëse kompanive të tij të ndërtimit".
Ndoshta ky tekst duhet të përmbyllet me fjalët e të ndjerit Oliver Ivanoviç, nga një intervistë për BIRN që u publikua pas vdekjes, në të cilën ai shprehte shqetësimin e tij për përmendjen e Radoiçiçit nga presidenti Vuçiç si kujdestar i Serbisë.
“Presidenti përmendi Milan Radoiçiçin, gjë që më shqetëson sinqerisht, më shqetëson tmerrësisht që po e merr si shembull të një luftëtari për mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai./ Përshtati “Pamfleti” nga “Nova.rs”
Lini një Përgjigje