TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Shtator 2023, 15:50

Sulmi terrorist në Banjskë, Kisha Ortodokse "nxjerr kokën": Për ne Kosova është Serbi!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi terrorist në Banjskë, Kisha Ortodokse "nxjerr

Kisha Ortodokse Serbe ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur në veri të Republikës së Kosovës, ku një grup kriminelësh të drejtuar nga Milan Radojçiç vranë një polic të Kosovës dhe plagosën dy të tjerë.

Ashtu siç pritej, mesazhi i publikuar në Twitter nga Kisha Ortodokse, pothuajse nuk ndryshonte aspak me deklaratën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në atë mesazh, Serbia profilizohej si viktimë dhe Kosova me qeverinë e Kurtit si agresorët që tentojnë të dëbojnë popullin serb. Në mbyllje të mesazhit Kisha Ortodokse serbe provokon duke e quajtur Kosovën pjesë të Serbisë.

Kisha Ortodokse Serbe vazhdimisht e ka vënë në dukje, veçanërisht fuqive të mëdha, politikën jashtëzakonisht të rrezikshme të pushtetit në Prishtinë, qëllimi i vetëm i të cilave është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare. Në këtë ndjekje janë kryer sulme të panumërta ndaj vendeve tona të shenjta, ndaj njerëzve tanë, madje edhe ndaj fëmijëve serbë. Në muajt e fundit, njerëz janë arrestuar pa asnjë provë ose bazuar në prova të fabrikuara, është sekuestruar toka në pronësi të serbëve; me pak fjalë, Kosova është tokë e paligjshme ku nuk ekziston as liria dhe as një standard minimal i jetës normale për serbët.

Për vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë, ne dërgojmë një mesazh dashurie të pakufishme dhe kujdesi atëror. Kisha Serbe, kudo që jeton dhe kryen detyrën e saj baritore, do të vazhdojë t’ju ndihmojë bujarisht ju, populli ynë shumë i munduar, por i palëkundur, krenar në Kosovë, duke dashur t’ju ofrojë ngushëllim, ngrohtësi dhe shpresë në këto ditë të vështira. Së fundi, theksojmë se për Kishën Ortodokse Serbe, Kosova është pjesë përbërëse e shtetit të Serbisë”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse Serbe.

 

 

kisha serbe provokon

Lini një Përgjigje