
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla ka publikuar të tjera fakte që lidhin Serbinë me grupin terrorist, që vrau të dielën një polic kosovarë dhe plagosi dy të tjerë.
Pas hetimeve të njëpasnjëshme pranë Manastirit të Banjskë, Sveçla ka publikuar një dokument, i cili sipas tij është dëshmia e lidhjes zyrtare mes shtetit serb dhe grupit terrorist.
Dokumenti i gjetur është një faturë që vërteton se ushtria serbe i ka dorëzuar granata grupit që organizoi sulmin në Veri.
“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.
Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.
Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht” shkruan ministri i Brendshëm i Kosovës.
Lini një Përgjigje