TAGS-AT E JAVËS

Kosova21 Korrik 2024, 16:55

Shpërthim i fuqishëm pranë Liqenit të Ujmanit në Kosovë! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim i fuqishëm pranë Liqenit të Ujmanit në

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë. Fatmirësisht mediat kosovare raportojnë se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për pjesën veriore, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy makina që janë ndodhur aty pranë.

Shpërthim i fuqishëm pranë Liqenit të Ujmanit në

“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ndodh  deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, tha Elshani.

Ai nuk e ka specifikuar saktë se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë, por thjeshtë deklaroi se policia është duke u marrë me rastin.

Ndërkohë që si shkak i temperaturave të larta qyetatarët e zonës kanë frekuentuar liqenin për plazh dhe një prej tyre ka filmuar momentin kur ndodhe shpërthimi.

Hetimet do të nxjerrin se çfarë ishte shpërthimi dhe se nga kush u bë. Liqeni Liqeni i Ujmanit konsiderohet pikë strategjike vitale për Kosovën, pasi pos tjerash, aktualisht furnizon me ujë, një zonë me mbi 500 mijë kosovarë.

Lini një Përgjigje