
Një shpërthim ka ndodhur pasditen e së shtunës në një shtëpi në fshatin Kçiç të Mitrovicës, ku si pasojë 13 persona kanë pësuar lëndime.
Kjo ëhstë konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se bazuar në informacionet e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombol gazi.
Zahiti mes tjerash ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi”, ka thënë ai.
Lini një Përgjigje