TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Shkurt 2023, 16:46

SHBA presion Kurtit: Të nisin diskutimet për Asociacionin, nuk ka më kthim pas

Shkruar nga Pamfleti

SHBA presion Kurtit: Të nisin diskutimet për Asociacionin, nuk ka

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se nuk do të bëjnë asnjë hap pas sa i takon Asociacionit. Dje pati një takim në Bruksel mes Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe takimi dështoi pikërisht sepse ky i fundit kërkoi diskutime për Asociacionin.

Sot mbi këto zhvillime ka folur i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që duhet të zbatohet.

Kjo kërkesë paraqitet në marrëveshjen e Brukselit. Ka pritje që do të formohet. Pozicioni ynë është që të formohet në një mënyrë që përbën fitore për të dyja palët”, ka thënë Escobar në një bashkëbisedim me gazetarët.

I pyetur nëse Kosova ka afate për formim të Asociacionit, Escobar ka thënë se pyetja është se sa shpejt do të formohet.

Besoj qe me këtë marrëveshje bazë, Kosova e ka kuptuar që duhet ta formojë [Asociacionin]. Nuk dua të vendos afate kohore, mirëpo dua të them se diskutimi duhet të nisë menjëherë”, tha ai.

Zyrtari i lartë amerikan ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia do ta zbatojnë marrëveshjen për të cilën kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel. I pyetur për sfidat e mundshme në zbatim të marrëveshjes, Escobar ka thënë se disa janë politike, të tjerat administrative.

Nuk dua të komentoj për diskutimet e së ardhmes, por marrëveshja bazike i parasheh hapat drejt normalizimit. Ka pengesa, por ka edhe mundësi. Shpresoj që do të gjejmë mënyra për ta zbatuar në tërësi, përfshirë edhe atë për Asociacionin, dhe disa çështje tjera siç janë ato për targat, diplomat, e të tjera”, tha ai.

kurti escobar asociaconi

Lini një Përgjigje