TAGS-AT E JAVËS

Kosova25 Shkurt 2023, 08:24

SHBA e prerë ndaj Kosovës/ Chollet zbardh detajet e telefonatës me Kurtin: Prano Asociacionin!

Shkruar nga Pamfleti
SHBA e prerë ndaj Kosovës/ Chollet zbardh detajet e telefonatës
Derek Chollet dhe Albin Kurti

Chollet, ka reaguar sot në Twitter për telefonatën e djeshme me Kurtin dhe bën me dije se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës të pranojë Asociacionin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Albin Kurti që të pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Të hënën do të mbahet takimi në Bruksel mes tij dhe Aleksandër Vuçiç dhe amerikanët kanë nisur lëvizjet që të përgatisin terrenin për të gjetur konsensusin.

Një ditë më parë Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, zhvilloi një telefonatë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku në fokus ishte pikërisht dialogu me Serbinë. Kurti zbardhi dje disa detaje nga takimi, por mbajti të fshehtë pikën më të rëndësishme, atë të Asociacionit.

Chollet, ka reaguar sot në Twitter dhe bën me dije se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës të pranojë Asociacionin.

Para takimit të udhëheqësve, të ndërmjetësuar nga BE-ja, për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pata një bisedë me kryeministrin Kurti. SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së.

Unë deklarova se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit të ASM”, tha zyrtari i DASH.

Albin Kurti deri më tani ka pranuar në parim planin franko-gjerman, për të cilin do të diskutohet të hënën, por nuk e pranon Asociacionin. Pak javë më parë doli dhe një propozim mbi mënyrën se si do të ndërtohet ky asociacion. Projekti parashikon që komunat serbe të jenë zonë më vete, me flamuj dhe simbole të tyre. Kurti nuk e pranon këtë gjë, ndërkohë që SHBA ka rritur presionin.

 

kurti chollet dash asociacioni

Lini një Përgjigje