TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shkurt 2023, 12:14

SHBA e prerë ndaj Serbisë: Dialogu duhet të mbyllet me njohjen e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

SHBA e prerë ndaj Serbisë: Dialogu duhet të mbyllet me njohjen e

DASH ka deklaruar se është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të përdorin bisedimet për të shprehur angazhimin e tyre për një të ardhme paqësore për gjithë rajonin...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar një mesazh të prerë për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç

Departamenti i Shtetit ka deklaruar se mbështet propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bënë thirrje liderëve të të dyja vendeve që të jenë konstruktivë.

Ne presim që të dy udhëheqësit t'i qasen takimit me frymë konstruktive të nevojshme për të ecur përpara”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohen në Bruksel të hënën, më 27 shkurt. Sipas DASH, është e rëndësishme që Serbia dhe Kosova të përdorin bisedimet për të shprehur angazhimin e tyre për një të ardhme paqësore për gjithë rajonin.

Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse përmes dialogut. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në fund të fundit duhet të synojnë njohjen reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e integrimit evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, shprehet DASH.

Propozimi franko-gjerman mbështetet nga Kosova dhe Serbia, por ajo që ndan palët është Asociacioni i komunave serbe.

dash kurti vucic dialogu

Lini një Përgjigje