TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Shkurt 2023, 16:22

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kurti dhe Vuçiç të pranojnë publikisht planin franko-gjerman, më pas të nisë zbatimi

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Kurti dhe Vuçiç të
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se takimi që do të mbahet në Bruksel në 27 shkurt mes Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiç, është tepër i rëndësishëm.

Ai tha gjithashtu se pranimi i propozimit franko-gjerman varet nga qëndrimi që do të mbajnë palët. Lajçak theksoi se plani u ishte prezantuar të dy liderve që në shtator dhe se të dy e kishin pranuar propozimin.

I dërguari special i Bashkimit Evropian tha se tashmë ishte koha që dy liderët ta deklarojnë publikisht qëndrimin e tyre lidhur me propozimin franko-gjerman. Ai shtoi se vetëm pasi Kurti dhe Vuçiç ta pranojnë publikisht planin atëherë mund të flitet për zbatimin e tij.

Tani ka ardhur koha që ata të pranojnë zyrtarisht dhe publikisht propozimin dhe pastaj të diskutojnë zbatimin e tij,” ka thënë Lajçak për mediat serbe.

Ai theksoi se nëse të dyja palët e refuzojnë propozimin, kjo do të dërgonte një sinjal negativ se nuk janë të gatshëm të normalizojnë marrëdhëniet dhe të shkojnë në rrugën evropiane.

dialogu kosovë-serbi lajçak

Lini një Përgjigje