TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shkurt 2023, 20:59

Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën katër persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Kosovë, humbin jetën katër persona
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e stome në Kosovë, në aksin rrugor Ferizaj-Shtime, ku kanë humbur jetën 4 persona.

Sipas mediave të Kosovës në aksident janë përfshirë tre automjete, rreth orës 19:15. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë mësohet se policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit fatal.

Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, njofton policia.

kosovë aksident tragjik 4 të vdekur

Lini një Përgjigje