TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Shkurt 2023, 19:59

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria Speciale 10 orë kontroll në banesën e këshilltarit të Hashim Thaçit

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria Speciale 10 orë kontroll në

Përfundon bastisja në shtëpinë e këshilltarit të Hashim Thaçit,

Ekipet e Prokurorisë Speciale kanë bastisur sot banesën e Adil Behramajt, dikur këshilltar i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Avokati i Behramajt, Artan Qerkini ka deklaruar se kjo është bërë me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara dhe lidhet me një pretendim të Prokurorisë se Specializuar për një vepër penale që sipas tyre është brenda juridiksionit të këtyre dhomave.

Pas përfundimit të bastisjes, Qerkini ka thënë se nuk ka urdhër arrest për Behramajn.

Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara është bastisur banesa e zoti Adil Behramaj në lidhje me një pretendim të Prokurorisë së Specilaizuar për një vepër penale e cila sipas tyre është brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara. Mbrojtja e ka parë vendimin, e ka bërë një vlerësim fillestar të tij. Mendojmë se ky vendim në disa pika është i përfshirë në shkelje kushtetuese mirëpo ne këto çështje do t’i adresojmë në momentin e duhur procedural”, ka thënë Qerkini.

Ai ka thënë se nuk është specifikuar për çfarë vepre bëhet fjalë derisa ka shtuar se nuk dihet nëse ka lidhje me rastin e Thaçit.

Nuk është specifikuar, është specifikuar vetëm një hetim për një vepër penale e cila bie sipas tyre nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara …. Është shumë herët të thuhet një gjë e tillë, ata nuk kanë dhënë komente se për çfarë hetimi bëhet fjalë, zoti Behramaj nuk është njoftuar as për shkakun as për bazën e akuzave potenciale kundër tij. Kështu është fazë shumë e hershme e hetimit dhe këto informata nuk i janë dhënë mbrojtjes, për këtë arsye nuk dëshirojmë të spekulojmë”, ka thënë Qerkini.

Bastisja në banesën e Behramajt ka filluar rreth orës 08:30 dhe ka zgjatur dhjetë orë.

 

adil behramaj hashim thaci bastisje ne banese

Lini një Përgjigje