TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Shkurt 2023, 17:00

Abuzimi me 11-vjeçaren në Prishtinë, gjykata dënon me 40 vite burg 4 të akuzuarit

Shkruar nga Pamfleti

Abuzimi me 11-vjeçaren në Prishtinë, gjykata dënon me 40

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 40 vite burg 4 të akuzuarit që abuzuan me një 11-vjeçare në verën e vitit që shkoi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Prishtinë në muajin gusht, ndërkohë që  sot gjykata ka shpallur fajtorë 4 të akuzuarit.

Shtetasi E.R është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe është dënuar me 15 vite burg.

I mituri XH.S është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe për veprën penale “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” si dhe është dënuar me tetë vite burg që do të kryhet në burgun e të miturve.

I mituri G.R është shpallur fajtor për veprat penale “Dhunimi”, “Keqpërdorim i Fëmijëve në Pornografi” dhe veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Dhunimi”  dhe është dënuar me nëntë vite burg.

I riu G.J është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe veprën penale “Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi” dhe është dënuar me 8 vite burg.

Ndërsa, shtetasi SH.K është liruar nga çdo akuzë.

abuzimi i 11 vjecares 40 vite burg gjykata e prishtines

Lini një Përgjigje