Skandali lidhur me votat e kandidatëve për deputetë ka çuar në një rinumërim të plotë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyra të marrë vendimin për të siguruar një verifikim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.
Deri tani janë numëruar mbi 700 vendvotime në kuadër të vendimit të parë të KQZ-së, duke vazhduar me verifikimin e plotë në 2 mijë e 557 vendvotime.
Te Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka humbur 176 vota, ndërsa Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë fituar vota nga 22 deri në 130.

Te Partia Demokratike e Kosovës pati vota plus në kandidatët më të votuar.
I pari i partisë, Bedri Hamza, iu shtuan 51 vota, ndërsa Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili e Sala Jashari kanë qindra vota shtesë.
Ndryshime ka edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Lumir Abdixhiku 12 vota më pak, sikundër edhe Avdullah Hoti. Ndërsa Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica-Xhelili, kanë më shumë vota nga rinumërimi.
Edhe te partia e Ramush Haradinajt ka pak lëvizje.
Kreu i AAK-së deri tani ka 1 votë më shumë, ndërsa Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj kanë dhjetëra më shumë, veç Bekë Berishës që aktualisht ka dy më pak.
Lini një Përgjigje