
Një 57-vjeçare u gjet e pajetë në një banesë të braktisur në Fushë Kosovë.
Sipas informacioneve të fundit, viktima është identifikuar si Hysa Latifi. Sipas hetimeve fillestare të ekipit mjekësor në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e saj.
Njësitë policore, hetuesit dhe forenzika rajonale kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në ora 11:20.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor në IML, për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.
Lini një Përgjigje