Ish-Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AKK, Ramush Haradinaj ka deklaruar mbrëmjen e djeshme se nuk ka komunikim prej disa kohësh me kryeministrin Edi Rama.
I ftuar në emisionin "Opinion", Haradinaj tha se i kanë kaluar mëritë e vjetra, por prej shumë kohësh nuk ka komunikim me Kryeministrin Rama.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Cilat janë raportet tuaja me Edi Ramën?
Ramush Haradinaj: Nuk kam komunikim, ka një kohë të gjatë që nuk komunikoj.
Blendi Fevziu: I keni kaluar mëritë e para apo…?
Ramush Haradinaj: Po, po, nuk kemi ndonjë hidhërim. Ai është Kryeministër, unë nuk jam Kryeministër në Kosovë. Nuk kemi komunikim, ka një kohë të gjatë.
Lini një Përgjigje