TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Prill 2023, 08:36

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Haradinaj: Nuk duhet të krijohej një gjykatë jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti

Gjykimi ndaj ish-krerëve të  UÇK-së, Haradinaj:  Nuk duhet

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e konsideron një situatë të çuditshme atë që po ndodh me gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai theksoi se vërtetohet shqetësimi i tij kur disa vite më parë votuan ngritjen e Gjykatës Speciale në Kosovës. Ai tha se kemi besuar se nuk duhet të krijohet një gjykatë jashtë vendit.

“Në kohën e diskutimit për gjykatën, unë dhe AAK kemi besuar se nuk duhet të krijohet një gjykatë jashtë vendit. Ne ja kemi dhënë kësaj gjykate kompetencat. Kemi shprehur që gjykata duhet të bëhet në Kosovë që të ndjekë edhe serbë që kanë kryer krime lufte në Kosovë. Pikërisht atë kemi insistuar që të mos jetë një etnike dhe të jetë në Kosovë. Po vërtetohet ai shqetësimi ynë i atëhershëm që do kemi situatë jashtëzakonisht të çuditshme,” tha Haradinaj në një studio televizive.

Haradinaj shprehet se për 2 prej akuzave është gjykuar edhe vetë ai dhe është shpallur i pafajshëm.

“Po. Gjithsesi se po. Në kohën tonë shumica e këtyre akuzave janë paraqitur në proces gjyqësor. Ka plot prej kësaj materie që janë trajtuar në rastin tonë. Kjo është në situatë mjaft e çuditshme një precedent i çuditshëm ligjor që po ndodh. Unë kam kaluar 8 vjet në këto procese. Në këto procese është vërtetuar se vija komanduese ka qenë e pamundur të vepronte”, tha Haradinaj në një studio televizive. 

 

kosova gjyqi ndaj ish-krerëve të uÇk-së haga

Lini një Përgjigje