
Ditën e sotme po zhvillohet dita e dytë e seancës gjyësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Seanca po vijon me deklaratat hyrëse të avokatëve mbrojtës.
Teksa avokati i Hashim Thaçit ka vazhduar me fjalën e tij hapëse në seancën e sotme në Hagë, ai ka paraqitur gjenocidin serb në Kosovë.
Kjo duket se e ka prekur Jakup Krasniqin i cili fillo të qante në sallën e gjyqit, teksa avokati i Thaçit fliste për këto krime.
Vetë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është i pafajshëm gjatë seancës gjyqësore në Hagë.
Në fjalën e tij, Thaçi, i akuzuar për krime lufte, është shprehur se pret që gjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë i drejtë dhe të përfundojë shpejt.
Sipas tij, procesi gjyqësor ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka patur trafik organesh, siç thuhej në raportin e Marty-t.
“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Marty-t”, ka thënë Thaçi.
Lini një Përgjigje