
Gjykata Speciale ka nisur ditën e sotme gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK) ndërkohë jashtë saj një numër i madh shqiptarësh nga diaspora janë mbledhur dhe po protestojnë duke kërkuar drejtësi.
Në mesin e të pranishmeve është pikasur edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistëve shqiptar, Taulant Xhakës dhe Granit Xhakës. Ai ka qenë i burgosur politik gjatë pushtimit serb dhe gjatë tubimit ka mbajtur një fjalim para protestuesve ku tha se po synohet të dëmtohet historia.
“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.
Ndërkohë një ditë më parë në Prishtinë është mbajtur një marsh i madh ku është kundërshtuar Gjykata Speciale e cila sot ka nisur gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Lini një Përgjigje