TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Shkurt 2025, 19:15

Pritja për 17-vjetorin e pavarësisë, presidenti Begaj: Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Pritja për 17-vjetorin e pavarësisë, presidenti Begaj:

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mbajti një fjalim në Prishtinë, në pritjen shtetërore në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku deklaroi se Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë Kosovës.

Begaj gjithashtu theksoi se pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u dorëzua kurrë, teksa nderon figurat që kontribuuan në pavarësinë e vendit.

Më tej Presidenti shtoi se ndërhyrja e NATO-s ishte përcaktuese për krijimin e shtetit të Kosovës. Begaj gjithashtu i bëri thirrje BE-së që të rishikojë sanksionet e vendosura ndaj Kosovës.

Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u dorëzua kurrë. Sot e përjetë nderojmë liderin e popullit të Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin. Nderojmë lotët dhe dhimbjet e nënava tona.

20 vjet më parë u hap rruga e lirisë përmes ndërhyrjes së forcave të NATO-s, përcaktuese për krijimin e shtetit të Kosovës. Kosova ka treguar që jo vetëm di të respektojë por dhe të nderojë ata që kontribuan në këtë ditë. Ne besojmë që Europa e bashkuar është një projekt diplomatik i paqes. Mosnjohja e republikës së Kosovës është një akt që tregon se bie ndesh me këtë qëndrim. Prandaj, duhet të hiqen sanksionet ndaj Kosovës.

Shqipëria do të jetë gjithnjë pranë Kosovës. Ne kemi një xhevahir që është gjuha shqipe që duhet ruajtur dhe trashëguar. Ne duhet ta duam kombin tonë, të punojmë së bashku për prosperitetin dhe integrimin”, tha ndër të

Lini një Përgjigje