TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Shkurt 2025, 12:32

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, reagon Richard Grenell: Hashim Thaçi duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

Shkruar nga Pamfleti
17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, reagon Richard Grenell:
Richard Grenell, Thaçi dhe Donald Trump

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë.

Përmes një postimi të publikuar në X Grenell  shprehet se presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë - jo pas hekurave në Hagë. 

“I uroj të gjithë miqve të mi në Kosovë një festë të gëzueshme dhe të sigurt në 17 vjetorin e pavarësisë së tyre. Megjithatë, ky moment historik është lënë në hije nga një padrejtësi e rëndë. Babai themelues i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë - jo pas hekurave në Hagë. 

Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit. Dhe institucionet shtetërore të Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund kësaj padrejtësie - për shkak të politikës. Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, shkroi Grenell.

17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, reagon Richard Grenell:

Lini një Përgjigje