TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Tetor 2025, 14:06

Pritja nga Trump, takimi i presidentit Javier Miliei me Vjosa Osmanin nxit polemika në Argjentinë

Shkruar nga Pamfleti
Pritja nga Trump, takimi i presidentit Javier Miliei me Vjosa Osmanin nxit
Javier Miliei me Vjosa Osmanin

Takimi i presidentit të Argjentinës, Javier Milei, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, javën e shkuar gjatë vizitës në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka nxitur kritika në shtetit e Amerikës Latine, që s’e njeh shtetin e Kosovës.

“Kosova: Milei hap front të ri diplomatik që dobëson kauzën Malvinas” është titulli i mediumit “agendamalvinas”, që kryesisht shkruan pro Argjentinës në çështjen Malvinas, apo siç njihet në zona të tjera ishujve Falkland, dhe e kritikon pushtetin për “lëshim të sovranitetit” të ishujve ndaj Britanisë dhe aleatëve, shkruan Koha.

Sipas këtij shkrimi, është hera e parë që një takim në nivel kaq të lartë ndodh. Aty është shkruar tutje se analistët dhe figurat opozitare e konsiderojnë ngjarjen si “turpërim diplomatik” që e cenon pozicionin historik të Argjentinës në ishujt Falkland.

“Për diplomacinë argjentinase, njohja e Kosovës do të ishte precedent i rrezikshëm që do të shkelte parimin e integritetit territorial, të njëjtin parim të cilin Argjentina e përdor për të ruajtur sovranitetin mbi ishujt Malvina. Respektimi i integritetit territorial të Serbisë forcon qëndrimin e saj mbi Malvinet. Prandaj, Argjentina nuk e njeh as Krimenë si ruse apo Tajvanin si të pavarur”, ka shkruar ky medium.

Fotografia në shkrim është interpretuar si gjest që “de facto mbështet parimin e vetëvendosjes mbi integritetin territorial, duke dobësuar argumentin qendror të Argjentinës ndaj Mbretërisë së Bashkuar”.

Ish-sekretari i Ministrisë së Jashtme të Argjentinës, i ngarkuar me punë për ishujt Malvine, Guillermo Carmona, e ka cilësuar duarshtrëngimin Milei-Osmani si “çështje shumë serioze”.

“Është ekstremisht serioze që Milei ia ka lejuar vetes të jetë (ndoshta edhe të takohet) me dikë që pretendon se është president i një entiteti të cilin Argjentina nuk e njeh si shtet, duke rënë në kontradiktë me qëndrimin tonë karshi integritetit territorial në Malvine”, ka shkruar ai në X.

Artikulli ka përmendur edhe dërgimin e trupave ushtarake të Kosovës vite më parë në ishujt Falkland në kuadër të marrëveshjes me Mbretërinë e Bashkuar.

Më tej në artikull është thënë se disa burime në Ministrinë e Jashtme kanë thënë se incidenti nuk është diçka e madhe apo nuk përfaqëson shkelje të protokollit të përfaqësimit argjentinas në OKB. Ndërsa ka pasur fjalë edhe se vendimi ka qenë “për të kënaqur Donald Trumpin”.

javier miliei me vjosa osmani

Lini një Përgjigje