TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Maj 2024, 18:15

Po ndjek strategjinë e Vuçiçit, Milaim Zeka: Vjosa Osmani po bën “lojë me dy porta"

Shkruar nga Pamfleti

Po ndjek strategjinë e Vuçiçit, Milaim Zeka: Vjosa Osmani po

Gazetari Milaim Zeka, ka deklaruar se Presidentja Vjosa Osmani po luan me dy porta, pasi mundohet ta mbajë mirë dhe me Kurtin edhe me ndërkombëtarët.

Teksa komentoi përplasjen Gërvalla-Osmani mbi Asociacionin, ai tha se është sajesë. Sipas tij, Donika Gërvalla, thotë ai, e dinte mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draftin dhe nuk e krijon asosacionin, ndërsa thotë se përballja mes Gërvallës dhe Vjosa Osmanit është e sajuar.

Me perëndimin jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gërvalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për t’u tallur dhe për të thënë që po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon Asociacionin

Madje e shpikën këtë teorinë e konfrontimit gjasmë mes Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani. Presidentja ngjason shumë me Vuçiçin në një pikë. Vuçiçi po përdor një strategji mes lindjes dhe perëndimit. Gjithë ditën është me perëndimin, e gjithë natën është me Putinin. Të njëjtën gjë po e bën dhe Vjosa Osmani: Gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”, tha ai.

Lini një Përgjigje