TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Shkurt 2025, 11:24

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, Albin Kurti shpallet fitues

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, Albin

Ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa rezultatet kanë shpallur fitues Lëvizje Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ), ka publikuar sot rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, pas numërimit të 100 për qind të votave nga vendvotimet.

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka marrë 342.281 vota ose ndryshe 40.80 për qind, Partia Demokratike ka marrë 184.811 ose 22.03 për qind, Lidhja Demokratike ka marrë 147.888 ose 17.63 për qind dhe koalicioni AAK Nisma ka marrë 62588 ose ndryshe 7.46 për qind të votave.

Përfundon numërimi i të gjitha votave në Kosovë, Albin

Ndërkaq rezultatet paraprake nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.

Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja bëri të ditur gjithashtu se ka numëruar 92.73 për qind edhe të votave për kandidatët për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar më së shumti vota në këtë proces zgjedhor, është zotuar se do ta formojë Qeverinë e re. Ndërsa partitë opozitare, PDK, LDK, dhe AAK, kanë hedhur poshtë mundësinë e krijimit të koalicionit me LVV-në dhe kanë shprehur gatishmëri për formimin e një Qeverie së bashku.

Lini një Përgjigje