TAGS-AT E JAVËS

Kosova 4 Shkurt 2024, 17:17

Pas Britanisë edhe Gjermania kritikon qëndrimin e SHBA-BE ndaj Kosovës: Reagime të pabalancuara!

Shkruar nga Pamfleti

Pas Britanisë edhe Gjermania kritikon qëndrimin e SHBA-BE ndaj

Kryetari i Komisinit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth i ka quajtur të pabalancuara reagimet e mbrëmshëm të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.

Me anë të një postimi në platformën “X”, ai deklaroi se ky është një shembull tjetër i deklaratave të pa balancuara të SHBA-së dhe BE-së.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA-së (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador ShBA-së në Kosovës”, ka shkruar ai në “X”.

Më herët, një kritikë të tillë e kishte edhe kryesuesja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, e cila tha se deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier janë të pa balancuara.

michael roth

Lini një Përgjigje