TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Gusht 2023, 07:30

Nënë e bijë humbën jetën, identifikohet familja që u aksidentua në Kroaci; po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti
Nënë e bijë humbën jetën, identifikohet familja që
Viktima, Njomza Olluri Gashi, fëmijët dhe bashkëshorti Safet Gashi

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Kroaci, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosen 2 të tjerë, ndërkohë që janë identifikuar të aksidentuarit.

Njomza Olluri Gashi dhe vajza e saj Olta humbën jetën në aksidentin e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së 4 gushtit 2023 në Kroaci. Ndërkohë bashkëshorti, Safet Gashi dhe djali janë plagosur rëndë.

Familja nga Pjetershtica e Shtimës, në Kosovë ishin me vendbanim ne Abensberg të Gjermanisë. Ata po udhëtonin për në Kosovë kur makina e tyre tip BMW u përplas me një makinë që drejtohej nga shtetasi kroat, që mbeti gjithashtu viktimë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes në dalje të Ravçës në austrostadën A1.

Babë e bir janë janë të plagosur rëndë dhe po trajtohen në spitalin e Splitit.

 

aksident kroaci familje kosove

Lini një Përgjigje