TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Gusht 2023, 20:03

Ndërroi jetë pasi u plagos me armë në një lokal në Kosovë, publikohet fotoja e viktimës

Shkruar nga Pamfleti

Ndërroi jetë pasi u plagos me armë në një lokal në

Është zbardhur identiteti dhe publikuar fotoja e viktimës që mbeti i vrarë pasi u plagos me armë ditën e sotme nga një person në një lokal të Kosovës.

Qytetari nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në spital. Viktima është Anton Prela nga Stupa e Klinës.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

foto arme viktima

Lini një Përgjigje