TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Gusht 2023, 18:42

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë, ndërron jetë një person

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë në një lokal në Kosovë,

Një person kas humbur jetën pas të shtënave me armë në një lokal në Klinë të Kosovës.

Mësohet se qytetari shkoi i plagosur në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha se lidhur me këtë rast prokurori i Krimeve të Rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 16:40 policia është njoftuar se në një lokal në rrugën “Leonard Palucaj” në Klinë ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga këto të shtëna një person është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij”, thuhej në njoftimin e policisë.

te shtena arme kosove

Lini një Përgjigje