TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Tetor 2023, 13:20

NATO përforcon misionin, Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

NATO përforcon misionin, Gjermania do të dërgojë

Gjermania do të dërgojë ushtarë shtesë në mbështetje të KFOR, në veri të Kosovës.

“Ekziston kërcënimi për eskalim të konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Sipas informacioneve të SPIEGEL, qeveria gjermane tani dëshiron të dërgojë një kompani shtesë të Bundesëehr-it – por jo deri vitin e ardhshëm”, ka shkruar gazeta gjermane “Spiegel”.
Të martën u raportua se Gjermania nuk do ta rrisë kontingjentin e Bundesëehr-it në Kosovë, pavarësisht situatës së tensionuar në vend.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, Michael Stempfle, i cili përsëriti se aktualisht nuk ka plane për të rritur numrin e ushtarëve gjermanë në KFOR.

Po të premten, komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka paralajmëruar përforcime shtesë të trupave të KFOR-it.

Më 1 tetor, Britania e Madhe ka konfirmuar se do t’i dërgojë 400 ushtarë shtesë në Kosovë.

Ristuccia e ka përmendur se përforcime do të ketë edhe nga Rumania dhe “vende tjera aleate”.

Ristuccia ka thënë se incidentet e muajve të fundit, kryesisht në veri të Kosovës, tregojnë që situata mbetet e paqëndrueshme dhe mund të tensionohet shpejt.

Ai e ka përmendur që vetëm një zgjidhje politike do të mund të garantojë paqe të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit, dhe e ka përsëritur mbështetjen e KFOR-it për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

kosovë gjermania do të dërgojë ushtarë

Lini një Përgjigje