TAGS-AT E JAVËS

Kosova22 Maj 2026, 11:41

NATO kusht Serbisë: S’ka avancim në aleancë, pa përgjegjësi për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
NATO kusht Serbisë: S’ka avancim në aleancë, pa
Kreu i NATO, Mark Rutte

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Partneritete, Kevin Hamilton ka deklaruar nga nga Prishtina se aleanca nuk do të thellojë aspekte të caktuara të bashkëpunimit me Serbinë derisa të sigurohet përgjegjëia për sulmet e vitit 2023 në veri të Kosovës, në Banjskë dhe Zveçan. Hamilton u tha gazetarëve në Prishtina se ai ua përcolli të njëjtin mesazh zyrtarëve në Beograd gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi.

“Sulmet ndaj anëtarëve të KFOR-it ishin krejtësisht të papranueshme. NATO pret përgjegjësi dhe drejtësi për ata që kryen dhe organizuan ato sulme”, tha Hamilton.

Ai deklaroi se NATO dëshiron marrëdhënie transparente dhe pozitive me Serbinë, por se segmente të caktuara të bashkëpunimit nuk mund të përparojnë pa ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për incidentet nga viti 2023.

“Ka aspekte që nuk mund të shkojnë më tej derisa të ketë përgjegjësi për këto sulme. Ky është mesazhi që ua përcolla bashkëbiseduesve të mi në Serbi dhe topi tani është në fushën e tyre”, tha Hamilton. Sipas tij, kjo i referohet edhe mundësisë që Serbia të kalojë në një program partneriteti të përshtatur individualisht me NATO-n. Duke folur për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, Hamilton akuzoi Rusinë për përhapjen e dezinformatave dhe nxitjen e përçarjes përmes aktiviteteve hibride.

“Rusia përdor fushata dezinformimi dhe aktivitete hibride për të nxitur përçarje dhe pakënaqësi, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë botën”, tha ai.

Ndërkohë Serbia vazhdon që të tentojë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës, duke synuar ndikimin për zgjedhjet e 7 qershorit.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, gjatë një interviste në televizionin publik serb, vijon me propagandën e tij  duke pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë për gjueti ndaj serbëve të Kosovës.

“Ai filloi të arrestonte serbët më të shquar, drejtorë të qendrave shëndetësore, shkollave, serbët më të shquar me urdhër të Nenad Rashiç. Gjithmonë gjen serbë që do të mbështesin ata që duan të përndjekin serbët”, pretendoi Vuçiç.

Ai paralajmëroi të angazhonte të gjithë aparatin e tij shtetëror për të mbështetur Listën Serbe.

“Shqiptarët do të bënin gjithçka për t'u ofruar mbështetje me forcë atyre që do ta mposhtnin Serbinë”, pretendoi Vuçiç.

Presidenti serb u pyet lidhur me njohjen e Kosovës në bazë të modelit të Ukrainës.

“Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë. Kjo nuk na ka bërë asnjë dëm”, nënvizoi ai. 

Lini një Përgjigje