TAGS-AT E JAVËS

Kosova 6 Gusht 2024, 07:39

Mbyllja e degëve të Postës Serbe në veri, reagon SHBA: Po përshkallëzoni tensionet rajonale!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e degëve të Postës Serbe në veri, reagon SHBA: Po

Ambasada e SHBA në Prishtinë ka reaguar lidhur me mbylljen e 9 degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se veprimet e pakoordinuara minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar teksa shton se ky vendim do të përshkallëzojë tensionet rajonale.

Ambasada e SHBA gjithashtu bën thirrje për dialog dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qeveria e SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës ndaj degëve të postave serbe në veri të Kosovës.

Veprimet e pakoordinuara të Kosovës i vënë qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it në rrezik më të madh, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo veprim të mëtejshëm të njëanshëm dhe t'i kthehet angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në reagimin e SHBA në Kosovë.

Lini një Përgjigje