TAGS-AT E JAVËS

Kosova 5 Gusht 2024, 18:19

Tjetër incident në Maqedoninë e Veriut, flamuri i Kosovës ngatërrohet me atë të BE

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër incident në Maqedoninë e Veriut, flamuri i Kosovës

Një tjetër inicident ka ndodhur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Shkup.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u takuan sot në Shkup.

Përpara konferencës së tyre, pas podiumeve ishin vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut dhe ai i Bashkimit Europian, i cili u ngatërrua me flamurin e Kosovës, gjë e cila u vu re menjëherë dhe u rregullua në kohë.

Në delegacionin e Kosovës për këtë vizitë në Shkup ishte edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i dërgoi notë proteste Shkupit. Prezente ishte gjithashtu ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ai i Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.

Kujtojmë se, një skandal diplomatik u regjistruar pasditen e 1 gushtit në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ku sigurimi i aeroportit tentoi t'i merrte celularin personal Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

 

Lini një Përgjigje