TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Tetor 2025, 13:25

Mbrojtja heq dorë nga 3 dëshmitarë, Amerika mban “peng” gjyqin ndaj Hashim Thaçit

Shkruar nga Pamfleti
Mbrojtja heq dorë nga 3 dëshmitarë, Amerika mban
Amerika mban “peng” gjyqin ndaj Hashim Thaçit

Mbyllja e qeverisë amerikane po mban vonon gjyqin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga vetë ekipi mbrojtës i Hashim Thaçit, që njofton se ka hequr dorë nga thirrja e 3 dëshmitarëve të tjerë në çështjen për krime lufte dhe kundër njerëzimit në Gjykatën Speciale.

Luka Mishetiç, avokat i ish presidentit të Kosovës, thekson se miratimi i autorizimit për dëshmitarin është vonuar me arsyetimin e mbylljes së përkohshme të Qeverisë amerikane. Ai sqaron se do të jetë i fundit që do të thirret nga mbrojtja për të dëshmuar në mbështetje të pafajësisë së Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator të këtij viti. Deri më tani kanë dëshmuar në mbrojtje të luftës dhe misionit të ish krerëve të UÇK-së, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Duncan, si dhe James Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë. 

Ndërkohë sot në Tiranë do të protestohet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë si të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Tubimi do të nisë në orën 17:00 në Sheshin “Skënderbej”. Protesta organizohet me moton “Liria ka emër” nga veteranët e UÇK-së.

Në këtë tubim do të mbajë fjalë ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Po ashtu, protestës pritet ti bashkohet edhe kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, por edhe Lutfi Haziri, një nga drejtuesit kryesorë të LDK-së. 

Nga politika shqiptare, protestës pritet t'i bashkohen edhe deputetët e PS, ndërsa PD ka refuzuar të marrë pjesë. I vetmi që i ka dalë nga “rreshti” Sali Berishës, ishte Fatmir Mediu, që në seancë e djeshme plenare tha se do të jetë i pranishëm në protestë. Eskorta e presidentes Vjosa Osmani u pa duke kaluar në kufi por mësohet se ajo se ka mbërritur në Tiranë për një vizitë personale dhe më pas do largohet drejt Prishtinës. 

 

amerika mban “peng” gjyqin ndaj hashim thaçit

Lini një Përgjigje