TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Janar 2025, 22:52

Lëvizja Vetëvendosje çel fushatën zgjedhore, Kurti: Për Serbinë kemi policinë, ushtrinë... dhe dialogun

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizja Vetëvendosje çel fushatën zgjedhore, Kurti:

Lëvizja Vetëvendosje e ka çelur fushatën zgjedhore përmes një tubimi elektoral në Gjakovë.

Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka thënë se si koalicion bashkë me Alternativën e Listën Guxo “dinë dhe duan” ndryshimin.

Me neve në Qeveri, partnerja kryesore tregtare është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian dhe euro – atlantik. Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ja heqim krimin dhe ja shtojmë barazinë e ja heqim varfërinë”, ka thënë Kurti.

Ai tha se si koalicion LVV, Alternativa dhe Guxo janë ballëhapur para qytetarëve me të arriturat e qeverisjes katërvjeçare, e që sipas tij e kanë rritur ekonominë, e kanë ngritur demokracinë, e kanë shpërndarë mirëqenien dhe kanë bërë të paprekshme sigurinë. Kurti tha se 110 kandidatët e listës së tyre janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë, sepse, sipas tij, pas 9 shkurtit e tillë duhet të jetë edhe qeveria.

Për rininë e kemi punësimin, për gratë e kemi barazinë, për rininë i kemi shtesat, për opozitë e kemi opozitën, për Serbinë e kemi policinë e ushtrinë, e dialogun, për pleqtë e kemi pensionin dhe për të gjithë e kemi shëndetësinë. Pra secili në vend të vetit”, tha Kurti duke dërguar një mesazh të qartë në Beograd.

Lini një Përgjigje