TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Maj 2023, 20:23

Kurti flet për “CNN”: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, nuk e dorëzoj Kosovën për shkak të një regjimi fashist

Shkruar nga Pamfleti

Kurti flet për “CNN”: Policia do të qëndrojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në median amerikane CNN për tensionet e ngritura në veri të vendit.

Kurti ka deklaruar se policia nuk do të tërhiqet, por do të qëndrojë afër ndërtesave të komunave në veri të vendit përderisa ka turmë të dhunshme jashtë saj. Ai u shpreh se policia po ruan ligjin dhe rendin në veri, pasi komuna nuk është për bandat kriminale por për qytetarët.

“Policia duhet të jetë në çdo komunë si në çdo komuna në republikën tonë. Janë gjithsej 38 komuna. Po, për sa kohë të jetë një turmë e dhunshme jashtë ndërtesës, nuk mund të kem vetëm pak policë. Më duhet të kem policë që ruajnë rendin dhe ligjin. Komuna është për të gjithë, e jo vetëm për bandat kriminale”, është shprehur Kurti.

Kryeminsitri i Kosovës ka thënë gjithashtu se nuk mund ta dorëzojë republikën demokratike përpara një regjimi fashist.

I pyetur për reagimet e ndërkombëtarëve dhe ndëshkimet nga SHBA, që lidhen edhe me përjashtimin e Kosovës nga Defender Europe 2023, Kurti ka thënë se fillimisht ndërkombëtarët kanë njohur rezultatin e zgjedhjeve. Ai është shprehur se meqenëse e kanë njohur këtë rezultat, atëherë kryetarët janë ata që duhet të hyjnë në objektet e komunës.

“Të gjitha trupat ndërkombëtare e njohën rezultatin e zgjedhjeve. Posa të njohësh këtë rezultat, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në objektet e komunave. Kush tjetër duhet të shkojë në këto objekte, nëse jo kryetarët? Nuk do ta dorëzoj republikën demokratike për shkak të një regjimi fashist”, tha Kurti.

Ai deklaroi se bandat e dhunshme që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët, dirigjohen nga Serbia.

“Ne kemi shumë video dhe foto që shfaqin milicinë serbe duke qenë pjesë e bandave të dhunshme. Disa nga ta vijnë nga Kosova, por disa edhe nga Serbia. Serbia fqinje është autokraci pro-ruse. Ata kanë urdhëruar këtë të ashtuquajtur xhandarmëri, për të shkaktuar trazira në Kosovë”, theksoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës u shpreh se Kosova nuk mund ta privilegjojë një komunitet të vetëm.

“Kemi një komunitet serb në Kosovë, që është 5% e popullsisë. Ne duam të jetojmë në një shoqëri multikulturore, por s’duam të kemi një minoritet të privilegjuar, sepse Beogradi do kompenzim për bombardimin nga NATO-ja në kohën e Millshoeviçit”, ka deklaruar Kurti.

kurti kosova cnn shba

Lini një Përgjigje