TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Nëntor 2023, 19:50

Kreu i PDK takohet me Lajçak, Krasniqi: I kërkova të ndikojë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i PDK takohet me Lajçak, Krasniqi: I kërkova të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm Miroslav Lajçak të cilët kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.

Në reagim në Facebook, Krasniqi tha se u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe procesi  i dialogut, përfshirë draft-statuti i propozuar i Asociacionit.

Krasniqi theksoi se i ka ripërsëritur emisarit Lajçak qëndrimin e tij dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive.

Po ashtu, Krasniqi tha se i ka kërkuar Lajçakut që të ndikojë që Bashkimi Evropian të heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës.

lajcak masa pdk kosova

Lini një Përgjigje