TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Tetor 2023, 22:57

Konsumuan ushqim të shpejtë, 30 persona të helmuar në Malishevë

Shkruar nga Pamfleti

Konsumuan ushqim të shpejtë, 30 persona të helmuar në

Rreth 30 persona janë helmuar në Malishevë pasditen e së premtes. Dyshimet janë se helmimi ka ardhur në një dyqan që ofron ushqime të shpejta.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj në një prononcim ka thënë se fillimisht personat që kishin konsumuar ushqim kishin kërkuar ndihmë në qendrën mjekësore të Malishevës ku janë konstatuar dyshimet e forta se bëhet fjalë për helmim.

“Rreth orës 16:50 kemi pranuar informatë se disa persona kishin kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-Malishevë, nga raportet fillestare mjekësore, dyshoheshin për helmim si pasojë e ngrënjes së ushqimit në një lokal ku shërbehen ushqime të shpejta”.

Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektorët komunal, si dhe ata të Agjensisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Lokali përkohësisht është mbyllur nga këta të fundit. Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Prodhimi dhe vënja në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë””, shtoi ai.

Ndërkohë drejtori për shëndetësi në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka thënë se 10 prej të helmuarve kanë simptoma të rënda dhe për trajtim janë dërguar në QKUK-Prishtinë.

Lini një Përgjigje