
DASH ka reaguar pas shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Kosovë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit ka dënuar ashpër sulmin e ndodhur në ujësjellësin e Kosovës.
Në një reagim në rrjetin social X, zëdhënësi shprehet se SHBA pret që përgjegjësit të vihen para ligjit.
“Dënojmë sulmin e 29 shtatorit në ujësjellësin e Kosovës. Ne do të mbështesim përpjekjet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësit dhe do të vlerësojmë të gjitha ofertat e mbështetjes për këtë përpjekje. Falë punonjësve të urgjencës dhe të tjerëve, përfshirë KFOR-in për rivendosjen e furnizimeve thelbësore”, shprehet ai.
Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ndodhi një shpërthim që dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Ky kanal furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.
Lini një Përgjigje