
Gazetari Albi Xhunga ka komentuar sulmin terrorist në veri të Kosovës në ujësjellësin e Ibër-Lepencit, por edhe qëndrimin e Kaja Kallas si shefe e diplomacisë.
Sipas tij, ajo thirri në takim Kurtin dhe Vuçiçin për dy arsye, si për njohjen e situatës, por edhe për të bërë presion që me situata të tilla të mos shkohet më larg.
“Ne nuk duhet të neglizhojmë faktin se vetëm zgjedhja e Kaja Kallas si shefe e diplomacisë europiane është një mesazh shumë i qartë për Moskën dhe për Beogradin dhe kjo që ndodhi në Kosovë që unë dyshoj se është një matje pulsi tashmë që Evropa ka një mungesë të stabilitetit politik.
Ne kemi të riemëruar Von der Leyen, komisionerë të tjera, por mungon stabiliteti te Franca dhe Gjermania, ne kemi rrëzimin e qeverisë franceze dhe atë gjermane. Evropa ka një problem të madh me Rusinë e cila sjell luftën pothuajse pas një shekulli në kontinentin europian dhe nuk do donte një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor, duke ditur që Ballkani është një zonë e nxehtë”, tha Albi Xhunga në “Balkan Talks”.
Lini një Përgjigje