
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se NATO do të dalë me një raport përfundimtar për sulmin e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Ai shtoi se hetimet nuk kanë përfunduar ende, por për këtë rast po hetojnë edhe EULEX-i, SHBA-ja dhe Gjermania.
“Hetimet ende nuk kanë përfunduar. Dhe secili shtet anëtar i BE-së dhe i NATO-s është duke i bërë hetimet e tyre edhe nacionale. Pra, Republika e Kosovës do ta ketë një hetim përfundimtar, NATO-ja do të dalë me një raport përfundimtar, EULEX-i, misioni i Bashkimit Europian del me raportin e vetë të pavarur, shtetet nacionale, secili është duke i bërë hetimet e veta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania me institucionet e tyre që i kanë në Kosovë, secili edhe në baza nacionale është duke i bërë hetimet e veta”, tha Konjufca.
Lini një Përgjigje