TAGS-AT E JAVËS

Kosova17 Dhjetor 2024, 20:27

Hashim Thaçi flet nga Haga: S’kam ambicie politike, nuk dua të bëhem as kryeministër dhe as president

Shkruar nga Pamfleti

Hashim Thaçi flet nga Haga: S’kam ambicie politike, nuk dua të

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka folur edhe njëherë në Gjykatën Speciale në Hagë duke kërkuar respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Thaçi po akuzohet për herë të dytë nga Prokuroria e Specializuar në Hagë. Këtë herë për intimidim ndaj dëshmitarëve.

Thaçi tha se ai nuk paraqet rrezik në kuptimin politik e as “për ndonjë projekt qeveritar”.

Pikërisht në këtë fazë të hershme të këtij procesi, për mbarëvajtjen e rregullt kushtetues dhe ligjor që duhet të ndodh, ju e dini para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Dua të sqaroj edhe njëherë, nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ndonjë ambicie politike as për president as për kryeministër e as për deputet, e as ndonjë ambicie tjetër për pozitë publike. E ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës”, tha Thaçi.

Ish-presidenti tha se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës e minon demokracinë në vendin e tij.

Dëshiroj të ritheksoj dhe nënvizoj domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i ligjeve të Kosovës dhe normave të tjera ligjore nga palët, në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë, paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetar, prandaj ftoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha Thaçi në konferencën mbi ecurinë e çështjes më 18 dhjetor.

Gjykatësja Marjorie Masselot vazhdoi me seancën duke treguar procedurat që duhet ndjekur për nxjerrjen e materialeve.

Lini një Përgjigje