TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2026, 13:56

Gjyqi në Hagë, reagon kreu i veteranëve të UÇK: Kërkesa e prokurorisë e papranueshme

Shkruar nga Pamfleti
Gjyqi në Hagë, reagon kreu i veteranëve të UÇK:
Kryetari në detyrë OVL-UÇK, Hysni Gucati

Kryetari në detyrë OVL-UÇK, Hysni Gucati ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Hagës për dënim maksimal ndaj të akuzuarve, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe me pasoja politike për Kosovën.

Gucati e konsideron skandaloze kërkesën për dënim prej 45 vjetësh burg për secilin nga të akuzuarit, që në total arrin në 180 vite burgim.

Sipas tij, një qasje e tillë nuk ka bazë reale dhe u shërben vetëm interesave të Serbisë dhe kundërshtarëve të luftës çlirimtare.

“Kjo kërkesë ka kënaqur politikën serbe dhe shtetin e Serbisë. Serbia sot është e kënaqur me prokurorët që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës dhe kundër vet UÇK-së,” deklaroi Gucati.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si Prokuroria po trajton deklarata dhe veprime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në reagimin e tij, Gucati ka hedhur poshtë edhe pretendimet e Jack Smith ëest se gjenerali Wesley Clark dhe diplomatët amerikanë nuk kishin njohuri apo bashkëpunim me UÇK-në.

“S’është e vërtetë. NATO ka bashkëpunuar me UÇK-në, edhe vet Clark. Ka pasur bashkëpunim për çlirimin e Kosovës dhe kundër forcave serbe. Të thuash se UÇK nuk ka pasur mbështetje ndërkombëtare është gënjeshtër,” tha ai.

kryetari në detyrë ovl-uÇk hysni gucati gjyqi ne hage hashim thaci

Lini një Përgjigje