TAGS-AT E JAVËS

Kosova15 Nëntor 2023, 20:03

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi vijojnë paraburgimin

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup

Trupi gjykues ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vendosur që Rexhep Selimit t’i vazhdohet paraburgimi.

Trupi gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që i pandehuri Rexhep Selimi të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Aty përfshihen dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi, mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore ose që pritet të paraqiten në gjykatë”, thuhet në vendimin e Hagës.

Pas vazhdimit të paraburgimit për Rexhep Selimin, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i ka dhënë të njëjtën masë edhe Jakup Krasniqit. Sipas vendimit, ndaj tij është kërkuar vazhdimi i masës së paraburgimit, pasi nuk ekziston ndonjë ndryshim i rrethanave që nga vendimi i kaluar.

Kjo ndërsa mbrojtja e Krasniqit ka kërkuar lirimin e tij duke pohuar se tani tri vjet pas paraburgimit të tij fillestar, çdo rrezik i mbetur dhe i identifikuar nga paneli është i pamjaftueshëm për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit.

hage ish-krere uck gjyq

Lini një Përgjigje