TAGS-AT E JAVËS

Kosova 3 Qershor 2026, 14:41

Fëmijë në fushatë elektorale, Vetëvëndosja gjobitet me 5100 euro 

Shkruar nga Pamfleti
Fëmijë në fushatë elektorale, Vetëvëndosja
Fushata elektorlae e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 5100 euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pas pjesëmarrjes së një fëmije në një aktivitet elektoral.

Sipas PZAP-së, ankesat janë dorëzuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe organizata joqeveritare Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Rasti lidhet me një tubim të mbajtur më 30 maj në Vushtrri, ku Vetëvendosje kishte ftuar në skenë një vajzë të mitur, e cila recitoi para të pranishmëve.

Në përgjigjen e saj ndaj ankesave, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se e mitura nuk ishte pjesë e programit të aktivitetit. Sipas kësaj partie, ajo është afruar vetë për të recituar, në praninë e prindit, dhe organizatorët ia kanë mundësuar këtë.

LVV ka argumentuar se ky rast nuk përbën “angazhim të një personi nën 15 vjeç”.

 

gjobitet levizna vetevendosja e albin kuritit

Lini një Përgjigje